Ballina Politika Arrestimi i Veliajt, merret në hetim edhe deputetja e PS, Klotilda Bushka

Arrestimi i Veliajt, merret në hetim edhe deputetja e PS, Klotilda Bushka

64
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka raportohet se është vendosur nën hetim gjithashtu pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Deputetja Bushka ka punuar si juriste në kompanitë e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa.

Bushka është regjistruar nga SPAK si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë”, thuhet në reagimin e SPAK.