Ballina Rajoni Avioni bën ulje emergjente në Athinë/ Piloti rrëzohet gjatë fluturimit

Avioni bën ulje emergjente në Athinë/ Piloti rrëzohet gjatë fluturimit

121
0

Panik u shkaktua mes pasagjerëve në një fluturim easy Jet nga Egjipti në Mançester të shtunën mbrëma kur një nga pilotët u rrëzua.

Fluturimi EZY2252 u nis nga Hurghada, Egjipt, të shtunën, por rreth dy orë pas nisjes, avioni duhej të bënte një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës “Eleftherios Venizelos”, siç raporton Independent.

Ngjarja duket se ka shkaktuar bujë në mesin e ekuipazhit të kabinës, kur teksa po shërbenin pije, ata papritmas nisën të vrapojnë drejt pjesës së përparme të avionit ku një burrë ishte rrëzuar.

EasyJet konfirmoi se piloti kishte nevojë për kujdes mjekësor, por nuk konfirmoi nëse ai në të vërtetë u rrëzua.

“Në fillim menduam se mund të ishte pasagjer, pasi nuk u tha asgjë tjetër, përveç nëse kishte një mjek në avion. Disa pasagjerë u ngritën dhe ndihmuan ekuipazhin e kabinës,” tha një pasagjer