Ballina Politika Evi Kokalari: Trump nuk fitoi nga LaCivita! Prezenca e tij në Tiranë...

Evi Kokalari: Trump nuk fitoi nga LaCivita! Prezenca e tij në Tiranë mund të ngrejë moralin e opozitës, por jo shanset për fitore

116
0

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar lidhur me praninë e konsulentit amerikan Chris LaCivita në Shqipëri, duke theksuar se ai nuk përfaqëson Donald Trump.

Në një postim të saj në rrjetet sociale, Kokalari argumentoi se fitorja e Trump në zgjedhjet e mëparshme ishte rezultat i mbështetjes së fortë nga baza e tij besnike dhe figura të tjera të njohura si Elon Musk, shumica e të cilëve, sipas saj, ishin të lidhur me ngjarjet e 6 Janarit.

Ajo thotë se LaCivita është një konsulentë i paguar nga milionat e korrupsionit të opozitës. Në SHBA, sipas saj nuk ka njerëz më të pacipë se konsulentët e paguar.

Reagimi i plotë i Evi Kokalarit:

Trump nuk fitoi nga Chris LaCivita.

Chris LaCivita eshte konsulent dhe nuk perfaqeson Trumpin ne Shqiperi.

Trump fitoi nga mbeshtetja e vazhdueshme e bazes se tij besnike, dhe nga Elon Musk – shumica e te ciles, fut ketu dhe mua, ishin pjese e 6 Janarit, ate dite qe Berisha na ka klasifikuar si ekstremist.

Chris LaCivita, fale fushates se fundit te Trumpit qe tashme e ka ne resume, po ben milliona te paguara nga korrupsioni i opozites.

Ne politiken Amerikane kemi nje shprehje – nuk ka gje me te ndyre se konsulentet e paguar. Jane njerezit me te pacipe

Gjithsesi, prezenca e Chris LaCivitas ne Tirane mund te ngrej moralin e opozites, por jo shanset per fitore.

Ne fakt, nese Berishës i hiqet non grata, kuptoni qe kjo eshte fasada per te mbuluar pagesen e rradhes, dhe fitorja e zgjedhjeve do perfundoi serisht tek Rama, sic e kam parashikuar me pare.

Heshtja per Sazanin nga ana e Berishes, po i kthen dividentet e investimit.