Ballina Rajoni Greqi/ Gjendet i varur 63-vjeçari shqiptar, ishte shpallur në kërkim nga familja

Greqi/ Gjendet i varur 63-vjeçari shqiptar, ishte shpallur në kërkim nga familja

52
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Igumenicë, ku një 63-vjeçar nga fshati Markat i Bashkisë Konispol, Tafil Tushaj, është gjetur i vetëvarur në një pemë në zonën pyjore mbi shkollën e Igumenicës.

Ai ishte raportuar i humbur nga familjarët që prej mëngjesit të së dielës. Gjetja e tij u bë rastësisht nga dy motorista paraditen e djeshme, të cilët njoftuan autoritetet.

Pavarësisht mbërritjes së forcave të policisë dhe urgjencës mjekësore në vendngjarje, për 63-vjeçarin ishte tepër vonë.