Ballina Politika ‘Uragani i korrupsionit i ka marrë përpara’, Kryemadhi komenton arrestimin e Veliajt:...

‘Uragani i korrupsionit i ka marrë përpara’, Kryemadhi komenton arrestimin e Veliajt: Është radha e Ramës

65
0

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se tani është radha e kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo përmendi se lista e arrestimeve është ende në vazhdim, duke përmendur se uragani i korrupsionit që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë e ka goditur tashmë edhe Veliajn.

Kryemadhi bëri një thirrje, duke shtuar se dhimbja e Edi Ramës do të jetë e pafund dhe se “është radha e tij.”

‘Shakaja sado e hidhur mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë. Uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë. Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund se lista e arrestimeve po vazhdon. Citoje sërish Monikën, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote’, shkruan ajo.