Ballina Aktualitet Rikthehen reshjet e shiut, në zonat malore pritet edhe dëborë! Ja parashikimi...

Rikthehen reshjet e shiut, në zonat malore pritet edhe dëborë! Ja parashikimi i motit për sot

50
0

Ditët e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kryesisht nga orët e mesditës ku pritet të shoqërohen me reshje shiu.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak shiu do të jetë prezent fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas për tu shtrirë kryesisht në jug e pjesërisht në qendër.

Reshjet parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatarë kryesisht në jug.

Si dhe parashikohen reshje bore me intensitet të ulët në relievet malore.