Ballina Sport Motta: Ndeshja e sotme me PSV është ndryshe nga ajo e shtatorit

Motta: Ndeshja e sotme me PSV është ndryshe nga ajo e shtatorit

46
0

Trajneri i Juventus, Thiago Motta, ka paralajmëruar se ndeshja kundër PSV Eindhoven në fazën “playoff” të Champions League do të jetë një përballje krejtësisht ndryshe nga ajo e shtatorit, ku skuadra italiante kishte triumfuar kundër asaj holandeze me rezultat 3-1.

Juventus dhe PSV do të përballen të martën në Torino.

Motta ka theksuar se skuadra e tij nuk duhet të mbështetet në suksesin e kaluar, pasi të dy ekipet kanë ndryshuar dhe kanë përmirësuar lojën e tyre.

“Bëmë një ndeshje të mirë kundër PSV-së në atë periudhë, por shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, si tek ne ashtu edhe tek ata”, ka thënë ai.

Trajneri italian ka shtuar se sfida e së martës do të kërkojë përqendrim maksimal, pasi PSV është një kundërshtar i rrezikshëm.

“Nesër është histori tjetër. Është një ndeshje e re dhe jemi të fokusuar për ta bërë sa më mirë punën tonë. Në ndeshjen e parë patëm momente të mira dhe i shfrytëzuam ato, por në të njëjtën kohë vuajtëm në disa aspekte, si posedimi i topit dhe lëvizjet e mbrojtësve të krahut që krijuan hapësira”, ka thënë ai.