Ballina Lifestyle Guxon Christina Aguilera! Këngëtarja bën ndryshimin drastik në pamje, lyen flokët me...

Guxon Christina Aguilera! Këngëtarja bën ndryshimin drastik në pamje, lyen flokët me ngjyrat e flamurit brazilian

49
0

Këngëtarja e njohur, Christina Aguilera, ka bërë një ndryshim drastik në pamje teksa ka lyer flokët e saj me ngjyrat e flamurit brazilian.

Këngëtarja shpesh eksperimenton me pamjen e saj, por këtë herë ka zgjedhur një ngjyrë të veçantë flokësh, mirëpo këtë herë guximin i saj i ka kaluar të gjitha pritshmërite.

Teksa ka postuar një video nga qendra estetike me parukieren dhe grimeren në krye, Christina ka kthyer telefonin nga pasqyra dhe aty janë shfaqur flokët e saj me disa fije blu dhe jeshile, të cilat ndoshta janë frymëzuar nga flamuri Brazilian shkruajnë mediat e huaja.

“Është koha për lojë, São Paulo,” ka shkruar Aguilera në  mbishkrimin shoqërues të postimit të saj. Ndjekësit e saj  duket se e miratojnë ndryshimin që këngëtarja ka bërë, e gjykuar kjo nga komentet që kanë lënë nën video.