Ballina Kosovë Keqpërdorim i mundshëm i votave pasi ra faqja e KQZ-së, Prokuroria e...

Keqpërdorim i mundshëm i votave pasi ra faqja e KQZ-së, Prokuroria e Prishtinës autorizon Policinë për hetime

41
0

Prokuroria Themelore e Prishtinës raportohet se ka autorizuar Policinë e Kosovës për të nisur hetime ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas rënies së uebsajtit derisa po publikoheshin votat e zgjedhjeve të nëntë shkurtit.

Prokuroria citohet se ka thënë që hetimi do të bëhet për abuzime apo keqpërdorime të votave, pas rënies të faqes.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar që Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, të ndërmarrë veprime apo masa hetimore për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave pas rënies së uebfaqes së KQZ-së” – kanë thënë nga Prokuroria.

Ndryshe, procesi i numërimit të votave në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është shoqëruar me probleme të vazhdueshme teknike, duke dështuar paqartësi të mëdha për rezultatet e zgjedhjeve ndërsa numëroheshin votat e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, nuk kishte dhënë asnjë shpjegim konkret mbi arsyet, duke deklaruar shkurtimisht:

“Nuk kemi informacion për dështim të sistemit.

Ç’të them. Ke e papritur edhe për ne dështimi i sistemit.”