Ballina Bota ​Lamtumirë qindarka, Trump heq monedhën e parë amerikane

​Lamtumirë qindarka, Trump heq monedhën e parë amerikane

49
0

Në gjuetinë e tij për ”kursime”, presidentit amerikan Donald Trump-it nuk i shpëton asgjë.

Pavarësisht se është i zënë në të gjitha frontet – nga ‘pushtimi’ i Grenlandës dhe Kanadasë te paqja në Ukrainë dhe Gaza – presidenti nuk lë gurë pa lëvizur.

Presidenti vë në shënjestër qindarkën, monedhën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lindur me dollarin në 1793.

Manjati ka urdhëruar Thesarin të ndalojë prodhimin e tij, sepse është një “mbeturinë”: në fakt, vlen më pak se sa kushton prerja.

“Le të heqim qafe mbeturinat, edhe nëse është një qindarkë në të njëjtën kohë”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth.

Është e paqartë nëse presidenti ka fuqinë për të vendosur një ndalim të prodhimit: është Kongresi, jo Thesari apo Fed, që autorizon prerjen e monedhave, transmeton ANSA.

Por Trump ka të drejtë që qindarkat kushtojnë më shumë se sa vlejnë dhe ekspertët kanë bërë thirrje për eliminimin e tyre prej vitesh.

Vitin e kaluar, prodhimi dhe shpërndarja e një qindarke ka kushtuar 3,69 cent: kjo do të thotë se, duke marrë parasysh vlerën e tyre, për çdo qindarkë ka një humbje prej 2,69 cent.