Ballina Kronika Kthyen zyrat e redaksisë në “shtëpi bari”, Gjykata e Apelit lë në...

Kthyen zyrat e redaksisë në “shtëpi bari”, Gjykata e Apelit lë në burg 4 gazetarët (Emrat)

61
0

Gjykata e Apelit të Tiranës, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 4 gazetarët e arrestuar të cilët kishin kthyer redaksinë në “shtëpi bari”. Gazetarët e “Publik.live” Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni, Mario Çerra u arrestuan më 17 dhjetor të vitit të kaluar në ambientet e redaksisë në zonën e ish-Bllokut nga agjentët e Antidrogës së Tiranës.

Apeli gjatë seancës theksoi se arrestimi i tyre është i ligjshëm dhe vijimin e hetimeve me masë të pandryshuar. Ankimi për masën e sigurisë është bërë nga njëri prej të arrestuarve, Mario Çerra. Në zyrën e portalit, policia gjeti 300 tabletave ekstazi MDMA, të cilat grupi i gazetarëve dyshohet se do i shiste në lokalet e ish-Bllokut.

Gjatë kontrollit në zyrat e portalit u gjetën edhe pajisje që përdoren për trajtim dhe prodhim droge. Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivonin drogë në vende të tjera. Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë.