Ballina Kosovë ​Osmani takoi zëvendëspresidentin amerikan J.D. Vance

​Osmani takoi zëvendëspresidentin amerikan J.D. Vance

31
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takoi gjatë vizitës në Paris, ka takuar zëvendëspresidentin amerikan, J.D. Vance

Me këtë rast, ajo shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA-të, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani krahas liderëve të tjerë në prag të Samitit ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI), ka marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti Macron në pallatin Élysée.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në prag të Samitit ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI) ishim të ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti Macron në pallatin Élysée, krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat.

Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim. Së bashku me Presidentin Macron, Zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, Kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botëror, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba, etj, kishim mundësi të diskutojmë tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë.