Ballina Aktualitet DURRES/ U diagnostikua me meningjit, rasti u mbajt i fshehtë, 14-vjeçari dërgohet...

DURRES/ U diagnostikua me meningjit, rasti u mbajt i fshehtë, 14-vjeçari dërgohet me urgjencë në QSUT

64
0

Një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u paraqit në spitalin e Durrësit dhe u diagnostikua me meningjit gjatë fundjavës që kaloi. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa rasti është mbajtur i fshehtë nga autoritetet shëndetësore.

Mësohet se as prindërve të adoleshentit nuk iu është treguar që 14-vjeçari ishte me meningjit. Prindër të nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” kanë shfaqur shqetësim për mungesën e masave profilaktike.