Ballina Kronika Kanosën me armë zjarri babanë e xhaxhanë që të tërhiqte kallëzimin për...

Kanosën me armë zjarri babanë e xhaxhanë që të tërhiqte kallëzimin për ta, arrestohet 19-vjeçari, në kërkim…

43
0

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Prevention”, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Dy shtetas kanosën me armë zjarri xhaxhanë e tyre, për ta detyruar të tërhiqte kallëzimin e bërë për mashtrim.

Si rezultat, është arrestuar 19-vjeçari F. M., ndërsa vëllai i tij 17-vjeçar është shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, që dyshohet se është përdorur në kanosje. “Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Kanosën me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, që të tërhiqte kallëzimin e bërë për ta, vihet në pranga 19-vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bubq, dy shtetas kishin kanosur me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, kanë organizuar menjeherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur dhe arrestuar shtetasi F. M., 19 vjeç. Gjithashtu, u shpall në kërkim vëllai i tij 17 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas kanë kanosur me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, që të tërhiqte kallëzimin e bërë për ta, për mashtrim. Gjithashtu, dyshohet se dy vëllezërit kanë kanosur dhe babanë e tyre. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik që dyshohet se është përdorur për kanosjen. Vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.