Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Tiranës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan:“Tmerr, frikë apo do shpallet edhe kryetar i saj?”
Ky reagim vjen pas kësaj vizitë të dytë brenda ditës së kryeministrit Rama në ambientet e Bashkisë, ku pak minuta më parë u zhvillua mbledhja për komandimin e drejtueses së re.
“Nuk i zë vendi vend!
Sot, për herë të dytë, Rama shkoi tek Bashkia Tiranë. Tmerr, frikë apo do shpallet edhe kryetar i saj?”, – shkruan Berisha.