Ballina Politika Dosja e SPAK/ Si ka përdorur çifti Veliaj – Xoxa fondet e...

Dosja e SPAK/ Si ka përdorur çifti Veliaj – Xoxa fondet e BE-së për të kamufluar pastrimin e parave

60
0

Skandali i skemës së përdorimit dhe përfitimit të miliona eurove fonde nga çifiti Veliaj-Xoxa nuk ka të ndalur.

Pas publikimit të skandalit për përfitimin e fondeve të ShBA, ku çifti Veliaj-Xoxa rezulton të ketë përdorur në skemën e pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë edhe Ambasadën Amerikanë në Tiranë. Dosja hetimore e SPAK për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, tregon se si janë përfituar edhe dhjetëra mijëra euro edhe nga fondet e Bashkimit Europian me Harabelin dhe kompani të çiftit kryebashkiak.

Në faqen 59 të dosjes së SPAK për çiftin Veliaj-Xoxa, theksohet se Ajola Xoxa ka deklaruar të ardhura të ndryshme nga angazhimet profesionale dhe aktivitetet e tjera: 10,421 euro si koordinatore për projektin SPA:RE, financuar nga Creative Europe (fonde të BE); iii) 5,100 euro si drejtuese artistike dhe për prodhim filmi, financuar nga Fondacioni MERC (Itali); iv) 1,960 euro si rimbursim për një pagesë karte të kryer për stafin.

Pjesë e dosjes së SPAK për çiftin Veliaj-Xoxa:

52. Burime të tjera për krijim e likuiditeteve dhe krijimin e gjendjes bankare të shtetases Ajola Xoxa janë edhe përfitimet nga projekte të ndryshme (projekte të OJF BYL-A) dhe nga qiratë e deklaruara për OJF Qendra “Harabel”, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në pasuri të zotëruara prej saj. Konkretisht, në Deklaratën e Interesave Private të Personit lidhur për vitin 2023, Ajola Xoxa ka deklaruar të ardhura të ndryshme nga angazhimet profesionale dhe aktivitetet e tjera:

                1.            Qendra Harabel:

i) Ka përfituar 22,481 euro nga projekte të ndryshme;

ii) 10,421 euro si koordinatore për projektin SPA:RE, financuar nga Creative Europe (fonde të BE);

iii) 5,100 euro si drejtuese artistike dhe për prodhim filmi, financuar nga Fondacioni MERC (Itali);

iv) 1,960 euro si rimbursim për një pagesë karte të kryer për stafin.

                2.            Të ardhura nga Balkan Youth Ling Albania (Byl-A): 22,000 euro të ardhura neto nga projekte të ndryshme.

                3.            Paga nga Partners Laë SHPK: 5,754.65 euro si administratore, duke përfshirë pagesa të prapambetura nga viti 2018 deri në 2022.

                4.            Qiraja me Qendrën Harabel: Ka përfituar 12,000 euro.

                5.            Paga nga Botimet Enciklopedike SHA: 12,000 euro.

                6.            Paga nga Partners Laë SHPK (tjetër burim): 13,200 euro.

 

53. “Partners Laë” shpk, me NIPT L818290130, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SHPK) e themeluar më 27 qershor 2018. Selia qendrore e saj ndodhet në Tiranë, në adresën Rruga Ibrahim Rugova, Sky Toëer, Kati 10/4. Me një kapital prej 100,000 Lekë, shoqëria është 100% në pronësi të shtetases Ajola Xoxa, e cila mban gjithashtu rolin e…