Ballina Editorial Mbaje veten Kryeministër, tani filloi me të fut “menderja” ujë

Mbaje veten Kryeministër, tani filloi me të fut “menderja” ujë

45
0

Nga Artur Llana

Ka dy ditë që kryeministri i Shqipërisë, që e ka marrë mandatin duke filluar me batutën “të fala Sandrit”, i ka ikur buzeqeshja, i ka ikur edhe deliri i madhështisë së liderit historik sipas Elisës, po edhe ka humbur shumë qetësinë, saqë vetëm për tavolinën, që ka goditur duhen marangozë, sa për ata tavolina që theu Flamur Noka në kuvend. Mbaje veten kryetar. Është rrethimi i vogël që po ta ha kokën, ai që e ke nostalgji nga filmat e komunizmit, ai që ndërtove vetë. Erion Veliajn nuk e cuan shqiptarët në burg, po e dërgove ti duke i krijuar amballazhin e të paprekshmit, sic i ke krijuar dhjetra të tjerëve, sic ja krijove Dakos, Kokës, Beqajt e kush i mban mend sa ke cuar aty ti për të treguar se drejtësia po funksionon. Edhe këtë ti e dërgove, si dashi që prin kopenë. Po këtë radhë bëre këshilltarët e Hekalit. Po mundohesh ta shpëtosh me shpatullat tuaja, kur në fakt në qetësinë tënde je më i lumtur se Berisha. Ai ishte një motiv për të folur, për Këllicin që nuk del më në protesta. Ja mbylle gojën me kurbanin që bëre Veliajn. Ishte dashi i Kadrimit ai, të prishte ca punë. Dhe këtë e bërë bukur duke zëvendësuar Mehdi Malkaj me Monika Lubonjën. Mehdiu ngeli pa protesta, Monika kujton drejtoreshën e Erionit.

Ke dy ditë që servir pamje duke kthyer ca shkrime të ca lëpirësve që i rrinë pas tani se është me doza psikopatie. Në fakt ti asnjëherë nuk e ka mohuar dhe për hir së vertetës as edhe tani. “Kështu e kam unë’ the dhe kështu e ke pasur gjithmonë duke vërtetuar edhe ata që janë shkruar për ty, nga ata gazetarë që i mbajnë portalet si oturak për shurrën e tij dhe janë kthyer si Sillo te gjuetia e fundit.

Mbaje veten Kryeministër se të kemi “Skënderbe” të Elisës. Elisën nuk e kemi besuar për Donikë, po ty po, aq më shumë kur na tregove se bashkinë e Tiranës do ta drejtoj ai…monumenti dhe e kishe fjalën për vete. Pak metra më tutje nga bëre drejtimin ka qenë edhe një tjetër monument që shqiptarët e hodhën të bindur se ministër të brendshëm pas 30 e ca vitëve nuk do ti ktheje nipin. Po ti kështu e ke.

I tregon loqet këtij populli dhe më pas i qan hallin se janë larë në kënetë. I tregon bythët nga ballkoni komshinjëve si rrymë nudiste dhe i thua se këto janë sufllaqet e pushtetit. Kur ti ngre një administratë të tërë kundër gazetarëve, kundra një femre 20 vjece, kur e shthur gjuhën ndaj profesorëve dhe më pas i thërret në “podcastin” tënd që është bërë si podium i Belul Gjëmëmadhit, asgjë nuk ka rëndësi. Ti je “kali” i Elisës në fakt, pa atë burrin që i ka më të mëdha se ty, ata janë ushtarët që mund ti vrasësh , ti lesh pa ngrënë, ti keqpërdorësh, herë pa brekë dhe herë me brekushe se ti je e ardhmja, ti e zbulove Shqipërinë.

Kur të fyejnë ty duhet të heshtim të gjithë madhëri. Se ti je sjellë me kulturë me të gjithë. Ndërsa ata qindra punonjës tuaj administrate me profile falco kanë të drejtën të sulmojnë gjithkënd a thua se ata nuk janë bij nënash, a thua se ata nuk kanë familje dhe për fat vetëm nga një, ti hesht dhe bëhesh mbrojtësi i tyre. Kam dy vite që persekutohem nga administrate jote, jo portale, po adresa të njerëzve që strehohen në OSHEE si drogaxhinj të kthyer nga Anglia, si hajdutë dhe madje edhe si fshehës të krimit se kanë mohuar edhe vdekjen e fëmijës në kopsht. Kam tre vite që etiketohem nga punonjës të ujësjellësit se kam lënë kopila rrugës, se Blendi Fevziu ka kasetë ndaj meje. Kam dy vjet që akuzohem nga një person me të meta mendore që punon te djali tezez Taulant Ballës në Konvalishëncë si vrasës me bashkeshorten, madje edhe vajzat,  për të marrë pronat. I kam dërguar në polici, po ai ku i dërgova unë vrau veten pas dy ditësh, pa zhurmë, nuk e dëgjoi asnjë në komisariat. I dërgova përsëri, po as në  prokurori dhe as gjykata nuk denjuan duke më lënë të hapur vetgjygjësinë, jo si ty që kërcënon në emër të shtetit, në emër të atyre që të kanë dhënë votat dhe pasi të arrestohen thua se përgjegjësia është personale, po në emrin tim dhe të bashkëshortes dhe dy vajzave.

“Tenente” Edvin! Kur ti deklaroje se do ta bëjë këtë  vend unë i kam besuar dhe jam zhgënjyer pikërisht nga kjo. Unë kam besuar se ti nuk do ta dërgoje zyrën e PS në periferi të Durrësit me kriminelë dhe horra. As që e dija se një djalë që 14 vjec shurronte në brekë do të bëhej tmerri i Durrësit dhe do të emëronte drejtorë dhe do të punësonte njerëz. Në fakt pas shurrës së tij je ti “tenente”.

Je bërë keq këto ditë jo për Veliajn se andej as ta ndjen ty dhe as e ke dashur ndonjë herë. E doje Veliajn për vota dhe tani po mundohesh që fatkeësinë e tij ta kthesh ‘tym dhe flakë”, “tërmet” dhe jo në fakt nuk e the pandemi se këto të treguan në fakt fytyrën e vërtetë të humanizmit që kishte poshtë si jastëk vjedhjen.

Mbaje veten Kryeministër. Në Durrës të gjithë drejtorët i ke me lokale dhe të gjithë e dijnë se kush i emeron. Prefekti ka një vit që ka dalë në pension, ndërsa ai që po të drejton punimet në hekurudhë është vëllai i tij, ka nja tre vjet që ka dalë në pension, djalin e ka nënkryetar bashkie, nja 10 të tjerë në punë, Luan Zazën e ke besnik se atij vetëm celsi i zyrës i duhet për të takuar ndonjë shoqe që punon poshtë ke prefektura, djalin ja ke sistemuar në port, vëllain ke zjarrfiksja, bashkëshorten drejtoreshë kopshti….do kemi kohe ta vazhdojmë gjatë listën. Ndaj ike nga Durrësi se do të vinte turp, kur këto ti thonin njerëzit në takime dhe e nisën ti thonin. Mbaje veten Kryeministër. Të gjithë nuk kemi parë gjë akoma. Ehu sa gjëra kemi për të thënë…se ti ke edhe Sakon!

Në ke dashur shqiptarët që i terrorizon në pikë të mëngjesit me foto të malëve të Shqipërisë a thua se edhe malet i ke bërë ti në këtë vend, me pamje deti a thua se edhe detin e solle ti në këtë vend ( thonë që ke frikë të lahesh se nuk di not sa Berisha), se bie borë në Korcë a thua se edhe borën e ke sjellë ti, bëhu një herë burrë thuaj pse Sako ka vjedhur dhe shkon në SPAK sikur shkon te daja, pse Dako është në burg, pse Zaza ka shitur varre, pse prefektin ( se është e turpshme ta quajmë me këtë fjalë , po nejse variant komunist i Mon Kukuleshit, se ky as vendin ku firmos nuk e gje vetë)

Mbaje veten Kryeminister se shqiptarëve i kërkove vota për ti qeverisur dhe i the se ke bashkëpuntorët më të mirë. Se janë njerëzit që i ke zgjedhur si vetja. Po përse kapen burgjet të gjithë si hajdutë dhe ende s’ka mbaruar. Përse ti i zgjedh si shokë dhe përgjegjësitë qenkan personale me votën e shqiptarëve. Ke një qeveri në burg dhe gjysmën e kryebashkiakëve në SPAK. Tymin dhe flakën ja nxorri njëri Shqipërisë. Është ai që ti i dhe vulë për ta pasur përballë dhe për ta mundur. Tërmetin ta jep zoti në tokë dhe Amerika në politikë sic e thua edhe vetë! Gjithsesi mbaje veten! Një zot e di cfarë do të shohim!