Ballina Aktualitet Radiotelevizioni Shqiptar sajon lajme të rreme për një takim të Ambasadës së...

Radiotelevizioni Shqiptar sajon lajme të rreme për një takim të Ambasadës së SHBA me gjyqtarin Bani

118
0

Radiotelevizioni Shqiptar ka postuar mbëmjen e kësaj të mërkure (12 shkurt 2025) një lajm sikur e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, VanHorn, ka takuar gjyqtarin Erjon Bani.

E futur në kontekstin e një mbështetjeje politike nga Ambasada e SHBA për gjyqtarin që ka marrë masën e sigurisë ndaj Veliajt, lajmi duket qartazi një keqpërdorim politik i RTVSH në këtë klimë të ngarkuar politike në betejat e drejtësisë me politikën.

Lajmi është shoqëruar me fotografinë e një takimi që e ngarkuara me punë VanHorn ka pasur me gjyqtarin Bani në dhjetor të vitit të kaluar.