Ballina Politika Rama sërish në Bashkinë e Tiranës, takim me 5 nënkryetarët. Porosia e...

Rama sërish në Bashkinë e Tiranës, takim me 5 nënkryetarët. Porosia e kryeministrit

91
0

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sërish në Bashkinë e Tiranës në këto momente.

Kreu i qeverisë mësohet se po zhvillon një takim me 5 nënkryetarët e Bashkisë. Kjo është vizita e tretë e kreut të qeverisë brenda 2 ditëve në Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Firma e kryetarit Veliaj i është deleguar përkohësisht nënkryetares Anuela Ristani.

Kryeministri Edi Rama ka porositur Ristanin dhe 4 nënkryetarët të ushtrojnë detyrën me efikasitet në mënyrë që puna në Tiranë të mos ndalojë dhe kontrata me zgjedhësit të respektohet.