Ballina Kosovë Ish-komandanti i UÇK-së lirohet nga të gjitha akuzat, Gjykata e Hagës ndërpret...

Ish-komandanti i UÇK-së lirohet nga të gjitha akuzat, Gjykata e Hagës ndërpret hetimet ndaj tij

84
0

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, është liruar nga të gjitha akuzat, pasi Gjykata Speciale në Hagë ka ndërprerë hetimet ndaj tij.

Në një deklaratë për media, Selimi theksoi përkushtimin e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj drejtësisë dhe tha se e ka dëshmuar këtë parim gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Ai bëri të ditur se kishte pasur statusin e personit të dyshuar gjatë procedurës, por tashmë hetimet ndaj tij janë pushuar. Gjithashtu, ai falënderoi avokatin e tij, Artan Qerkini, për mbështetjen dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë procesit ligjor.

Ky vendim vjen në një moment kur proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po vazhdojnë, duke mbajtur vëmendjen e opinionit publik dhe politikës në Kosovë.