Ballina Rajoni Masakra në Cetinjë/ Studentët bllokojnë bulevardin, kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve shtetërorë

Masakra në Cetinjë/ Studentët bllokojnë bulevardin, kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve shtetërorë

63
0

Grupi joformal i studentëve “Ku të nesërmen” ka vazhduar për të pestën ditë me radhë bllokadat në Podgoricë për të shprehur kërkesat e tyre lidhur me tragjedinë e Cetinjës, ku humbën jetën 13 persona. Protestat janë mbajtur nga ora 11:00 deri në 17:26, dhe janë bashkuar qytetarë nga të gjitha qytetet e Malit të Zi. Bllokada ka ndodhur në bulevardin “Stanko Dragojeviq”, i cili është mbyllur për qarkullim.

Studentët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviq, dhe të zëvendëskryeministrit Aleksa Beçiq, të cilët i akuzojnë për dështim në përballimin e tragjedisë. Marko Vukçeviq nga grupi “Ku nesër?” shprehu besimin se qeveria i ka dëgjuar, dhe shpreson se kërkesat do të përmbushen së shpejti. Ai gjithashtu njoftoi një protestë të madhe të planifikuar për javën e ardhshme, duke theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave.

Tragjedia e Cetinjës ka ndodhur më 1 janar 2025, kur Aco Martinoviq kreu një masakër që la të vdekur 13 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, para se të kryente vetëvrasje. Ai kishte lënë pas 80 plumba në xhepin e tij. Pas ngjarjes, autoritetet shqiptuan tri ditë zie kombëtare, dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, e cilësoi tragjedinë si një ngjarje të rëndë që mbuloi Cetinjen me dhimbje.