Ballina Kronika Ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, 25-vjeçari arrestohet teksa kalonte kufirin...

Ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, 25-vjeçari arrestohet teksa kalonte kufirin ilegalisht

69
0

Një 25-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga Policia Kufitare e Dibrës pasi tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

I arrestuari, shtetasi Aleksander Rrasa, u kap pranë piramidës 15, teksa tentonte të kalonte ilegalisht kufirin.

Nga verifikimet rezultoi se ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme procedurale për 25-vjeçarin do të kryhen nga DVP Shkodër.