Qendra Klinike Universitare e Kosovës është deklaruar për rastin që ndodhi sot në njërën prej klinikave të saja, ku një burrë e ka mbajtur peng një grua.
Për mediat nga QKUK kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur nga orët e hershme të mëngjesit, brenda hapësirave të klinikave.
“Menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente nga institucioni, është njoftuar edhe Policia e Kosovës”.
“Pas masave të ndërmarra rasti është izoluar dhe nuk paraqet rrezik”, ka thënë QKUK.