Ballina Politika Akuzohet për shpifje/ SPAK kërkon dënimin e deputetit të PD-së, Gazmend Bardhi

Akuzohet për shpifje/ SPAK kërkon dënimin e deputetit të PD-së, Gazmend Bardhi

89
0

Prokuroria e Posaçme kërkon shpalljen fajtor të Gazmend Bardhit për veprën penale të shpifjes, në gjyqin ndaj Edmond Sulës.

Avokatët e Bardhit i thanë gjykatës që nuk mund të dënohet për deklarimet në parlament pasi ata janë bërë në cilësine e deputetit, për këtë arsye kërkoj të shpallet i pafajshëm.

Në seancën e sotme, pas riçeljes së pjesshme të shqyrtimit gjyqësor, gjykata ka administruar përgjigjen e SPAK për kodet “Sky Ecc” të pohuara nga deputeti Bardhi.

SPAK ka konfirmuar se kodet përkatëse i përkasin dosjes së një çështjeje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor nuk i ka vënë në dispozicion përmbajtjen e bisedave të kërkuara.

Sulaj paditi Bardhin për “shpifje” e “fyerje” për shkak të deklaratave të këtij të fundit në një seancë plenare të Kuvendit në shtator 2024, ku pretendoi se Sulaj ishte emëruar nga bandat në krye të policisë së Shkodrës.