Ballina Kosovë Finlanda e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Finlanda e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

52
0

Një tjetër takim ka zhvilluar kreu qeveritar i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Kryeministri takoi kryetaren e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, Tttyi Tuppurainen.

Me parlamentaren finlandeze, shefi i qeverisë diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë, bashkëpunimin e deritanishëm dhe marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.

Tuppurainen, shprehu përkushtimin dhe mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian.