Ballina Sport Përplasjet mes tifozëve në derbin e kryeqytetit/ Dispilina me ‘dorë të hekurt’,...

Përplasjet mes tifozëve në derbin e kryeqytetit/ Dispilina me ‘dorë të hekurt’, merr masa ndaj Tiranës dhe Partizanit

64
0

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur dënime për incidentet e ndodhura gjatë derbit të Superiores mes Partizanit dhe Tiranës. Klubet janë gjobitur për sjellje të gabuar të tifozëve, ndërsa disa lojtarë dhe zyrtarë janë pezulluar për sjellje josportive.

  • FK Partizani është gjobitur me 100,000 lekë për hedhjen e sendeve dhe përdorimin e koreve fyese nga tifozët, si dhe lejimin e tifozëve të hyjnë në fushë para fillimit të ndeshjes.
  • Besar Gudjufi (Partizani) është pezulluar për 4 ndeshje për fyerje të lojtarëve të ekipit kundërshtar, me mundësinë e pezullimit të pjesshëm pas 6 muajve.
  • Altin Bytyçi (Partizani) është pezulluar për 2 ndeshje për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar.
  • KF Tirana është gjobitur me 50,000 lekë për hedhjen e sendeve dhe përdorimin e koreve fyese nga tifozët.
  • Lojtarët Leon KoziGledi Mici, dhe Aldi Gjumsi (Tirana) janë pezulluar për 2 deri në 4 ndeshje për sjellje josportive.
  • Agim Ibrahimi, zyrtar i Tiranës, është pezulluar për 4 ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Vendimi ka shkaktuar kritika për ndëshkime të ulëta ndaj përplasjes dhe incidenteve të tjera të dhunshme.