Ballina Sport Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën...

Liga Premier lëshon një deklaratë të fuqishme pasi Man City fitoi betejën ligjore ndaj tyre

66
0

Liga Premier ka lëshuar një deklaratë zyrtare pasi Manchester City fitoi betejën ligjore sa i përket rregullave të sponsorizimit (APT).

City nisi një veprim ligjor ndaj Ligës Premier në qershor të vitit të kaluar, duke pretenduar se ata ishin viktimë e ‘diskriminimit’ sa i përket rregullave.

Rregullat e APT-së nënvizojnë se marrëveshjet tregtare që përfshijnë klubet duhet të vlerësohen për t’u siguruar se kanë një vlerë të drejtë të tregut.

Në tetor, një panel i pavarur gjeti disa elemente të rregullave ekzistuese duke i cilësuar ato si ‘të paligjshme’, me Daily Mail që raportoi se City ka fituar shtatë argumente të tyre kyçe, por shumë tjera prej tyre u refuzuan.

Liga Premier kishte konfirmuar se ata do të propozojnë ndryshime të reja të rregullave, të cilat u votuan nga klubet e elitës së futbollit anglez në nëntor.

City votoi kundër dhe nisi një veprim të ri ligjor mbi ndryshimet e reja gjatë janarit.

Një panel i pavarur mori vendim të premten se rregullat e mëparshme të APT-së ishin ‘të paligjshme, të pavlefshme dhe të pazbatueshme’.

Tani, Liga Premier ka lëshuar një njoftim nga ana e tyre sa i përket kësaj çështje.

“Ky vendim shprehimisht nuk ndikon në funksionimin e vlefshëm të rregullave të reja. Gjykata nuk ka bërë asnjë konkluzion në lidhje me vlefshmërinë edhe efektivitetin e rregullave”. 

“Liga vazhdon të besojë se rregullat e reja të APT janë të vlefshme dhe të zbatueshme dhe po bën presion për një zgjidhje të shpejtë të kësaj çështjeje”. 

“Rregullat e reja të APT janë në fuqi të plotë dhe klubeve u kërkohet të respektojnë të gjitha aspektet e sistemit, duke përfshirë dorëzimin e huave  në Ligën Premier, për vlerësimin e vlerës së drejtë të tregut”, thuhej në njoftimin e Ligës Premier.