67-vjeçar Njazi Vrenozi është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka shitur të njëjtin apartament dy personave të ndryshëm.
Denoncimi u bë nga shtetasi I.B., një 45-vjeçar nga Fieri, i cili kishte blerë apartamentin në vitin 2016 dhe u shqetësua kur zbuloi se në të jetonin disa shtetas të tjerë. Pas hetimeve, rezultoi se Vrenozi e kishte shitur apartamentin edhe një personi tjetër, shtetasit M.D., në vitin 2024.
Ai është arrestuar për veprën penale “Mashtrimi”, dhe materialet janë dërguar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Fierit.