Ballina Sport Egnatia e mposht Partizanin 2-0 dhe shkëputet në krye! Mezani debuton me...

Egnatia e mposht Partizanin 2-0 dhe shkëputet në krye! Mezani debuton me pikë, Bylis 1-1 AF Elbasani

67
0

Në stadiumin e Rrogozhinës vendasit e Egnatias fituan 2-0 kundër Partizanit dhe sigurojnë suksesin e nëntë radhazi në të gjitha turnetë. Kampionëve në fuqi iu deshën vetëm gjashtë minuta lojë për të kaluar në epërsi. Një top i kthyer pas jo në mënyrën e duhur nga Domgjoni, u shfrytëzua bukur nga Regi Lushkja, i cili me një goditje “të ëmbël” ia la sferën pas shpine Qirkos. Fraksioni i dytë nisi me zëvendësime te Partizani, por do ishin sërish vendasit që me një ish si Eljon Sota do gjenin golin e dytë. I futur në pjesën e parë si pasojë e dëmtimit të Malotës, Sota nuk gaboi me kokë nga pranë porte, por nuk festoi në shenjë respekti për ish ekipin. Me këtë sukses Egnatia vijon të prijë Superligën dhe largohet më shumë nga “Demat”. Partizani duket në një situatë alarmante pasi ka katër ndeshje pa fitore dhe zbret në pozitën e katërt.

Në “Adush Muça” të Ballshit vendasit e Bylis barazuan 1-1 me AF Elbasanin. Blaise Tsague kaloi miqtë e Gvozdenovic në epërsi pas 11 minutave lojë dhe një aksioni model. Më pas Berko në të 63 minutë barazoi shifrat për 1-1, duke bërë që trajneri i ri Gentian Mezani të debutonte me një pikë në stolin e Bylis.