Ballina Sport Lazio ndal 2-2 Napolin, rihapet gara për kreun e Serie A

Lazio ndal 2-2 Napolin, rihapet gara për kreun e Serie A

58
0

Në “Olimpico” Lazio barazoi 2-2 me Napolin kryesues dhe rihap garën për kreun në Serie A. Ishte Isaksen që zhbllokoi shifrat për vendasit në minutën e gjashtë për Lazion, para se Raspadori të vendoste ekuilibrat në minutën e 13-të. Në fraksionin e dytë Napoli gjeti epërsinë me autogolin e Marusic, ndërsa Dia tre minuta nga fundi bëri që dy skuadrat të ndajnë nga një pikë. Me 56 pikë Napoli qëndron sërish në krye, por Interi ndjekës me 54 pikë ka një ndeshje më pak, atë kundër Juventusit të diel në orën 20:45. Nëse dalin me tri pikë nesër nga Torino, zikaltërit do gjendeshin në krye të Serie A.