Ballina Bota Të paktën 48 të vdekur nga shembja e një miniere ari në...

Të paktën 48 të vdekur nga shembja e një miniere ari në Mali

48
0

Të paktën 48 njerëz vdiqën sot nga një rrëshqitje dheu që goditi një vend të minierave të paligjshme të arit në Malin perëndimor, thanë burimet për AFP.

“Numri i të vdekurve është 48 si pasojë e rrëshqitjes së dheut”, tha një burim i policisë lokale.

Sipas një zyrtari lokal të kontaktuar me telefon nga Agence France-Presse, “tragjedia ka ndodhur në Bilali Koto”. “Viktimat janë kryesisht gra”, vazhdoi ai. “Në mesin e tyre është një grua me foshnjën e saj në shpinë”, tha një burim policor.

Ngjarja ka ndodhur në një vend të braktisur, i menaxhuar më parë nga një kompani kineze.