Ballina Politika Kuvendi ankimon në KAS bllokimin e “Paketës së Maleve” dhe TVSH në...

Kuvendi ankimon në KAS bllokimin e “Paketës së Maleve” dhe TVSH në bujqësi

51
0

Kuvendi ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për bllokimin e nismës “Paketës së Maleve” dhe projektligjit për TVSH-në në bujqësi.

KQZ i kërkoi Kuvendit të mos miratojë këto dy projektligje, me argumentin se mund të ndikojnë në elektorat përpara zgjedhjeve të 11 majit. Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se miratimi i tyre në këtë periudhë mund të krijojë avantazhe elektorale.

“Ky vendim bazohet në parimin e neutralitetit të institucioneve shtetërore gjatë periudhave zgjedhore, me synimin për të shmangur çdo ndikim të mundshëm mbi elektoratin përmes ndryshimeve në politikat fiskale apo ekonomike. Në këtë kontekst, miratimi i këtyre projektligjeve, të cilat prekin politika të rëndësishme fiskale, mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale. Për këtë arsye, i kërkoj Kuvendit të Shqipërisë të mos i shqyrtojë këto dy projektligje në seancë plenare”,- deklaroi Celibashi.

Në ankimimin drejtuar KAS, Kuvendi e cilëson vendimin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, si të padrejtë dhe të pabazuar në ligj.

Ky vendim bie në kundërshtim me nenin 91, pika 4 të Kodit Zgjedhor, duke argumentuar se bllokimi i dy projektligjeve është i pajustifikuar.