Ballina Politika Abuzimi me fondet e SASPAC/ SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim...

Abuzimi me fondet e SASPAC/ SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim Ilir Beqajn, ja akuzat që i rëndojnë

63
0

Prokuroria e Posaçme mbyllur hetimet ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj në lidhje me dosjen e abuzimit me fondet e Bashkimit Europian, të njohur ndryshe si dosja “SASPAC”. Beqaj, i cili ka mbajtur postin e drejtuesit të Agjencisë së SASPAC, do të përballet me akuzat për mashtrim, korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe fshehje të pasurisë.

Hetimet, të cilat kanë zgjatur për disa muaj, kanë nxjerrë dyshime mbi abuzimin e Beqajt me fondet europiane, në të paktën tetë procedura prokurimi të drejtuara nga agjencia që ai mbikëqyrte. Beqaj është arrestuar më 4 korrik të vitit të kaluar, teksa ndodhet nën hetim dhe për dosjen e “Sterilizimit”. Pas mbylljes së hetimeve, tashmë pritet që çështja të kalojë në fazën e gjykimit.