Ballina Kronika Vodhi para dhe pije alkoolike në një lokal, arrestohet 29-vjeçari në Shijak

Vodhi para dhe pije alkoolike në një lokal, arrestohet 29-vjeçari në Shijak

99
0

Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili dyshohet se gjatë natës ka vjedhur në një lokal në Shijak, një shumë parash dhe pije alkoolike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

Vodhi para dhe produkte, në një lokal, gjatë natës, reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të 29-vjeçarit. Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. Ll., 29 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas dyshohet se gjatë natës ka vjedhur në një lokal në Shijak, një shumë parash dhe pije alkoolike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.