Ballina Aktualitet Parlamenti merr vendimin drastik, shkarkon Këshillin Drejtues të RTSH-së

Parlamenti merr vendimin drastik, shkarkon Këshillin Drejtues të RTSH-së

64
0

PD dhe PS janë bërë bashkë, duke shkrirë Këshillin Drejtues të RTSH-së.

Anëtarët që janë shkarkuar sot nga parlamenti janë Gëzim Podgorica, Genc Përmeti, Leka Bungo. Gjithashu janë shkarkuar edhe Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reçi.
Kriza në RTSH nisi pas skandalit në garën për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm. Tanimë procesi është pezulluar.

Gara nxori në pah një sërë abuzimesh të Këshillit drejtues të RTSH-së, nga shpërdorimi i fondeve e deri te konflikti i interesit.