Ballina Kronika Aksident fatal në Fier/ Çobani vdes në vend pas përplasjes së fuqishme...

Aksident fatal në Fier/ Çobani vdes në vend pas përplasjes së fuqishme mes dy makinave

80
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Suk, në Fier. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar humbjen e jetës së një çobani që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dy mjete, ende të paidentifikuara plotësisht, u përplasën me forcë në një zonë periferike të fshatit Suk. Fatkeqësisht, si pasojë e përplasjes, një bari që ndodhej aty pranë është përfshirë në aksident, duke humbur jetën në vend.

Policia dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.

Mësohet se shoferët e automjeteve janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërsa trupit të viktimës i është kryer ekspertiza mjeko-ligjore.