Një ikonë e rrokut të viteve ’80 i është bashkuar faqes për të rritur “OnlyFans” në moshën 66-vjeçare.
Është fjala për Lorraine Lewis, e njohur për performancat e saj të rrokut në grupin “Femme Fatale dhe Vixen”, e cila u bë pjesë e faqes për të rritur duke ndryshuar rrënjësisht jetën e saj.
“Kam dashur të bashkohem me OnlyFans prej një kohë shumë, shumë të gjatë”, tha ajo në intervistën, e cila u transmetua nga “Blabbermouth”, shkruan “Daily Mail”.
“Thjesht mendoj se është një platformë e lezetshme. Mund të jetë çfarëdo që ju dëshironi të jetë. Unë mendoj se shumë njerëz mendojnë se është pornografi. Nuk është. Nuk duhet të jetë. Por është seks, do t’jua tregoj këtë”, shtoi 66-vjeçarja.
Që nga momenti i hapjes së llogarisë së saj, ylli tha se asaj i janë shtuar rreth 500 abonentë, të cilët paguajnë 20 dollarë në muaj për përmbajtjen e saj ekskluzive.
Tani që ajo po fiton mbi 10,000 dollarë në muaj, Lewis nuk ka në plan të ngadalësojë ritmin ,teksa u shpreh se kjo që po i ndodh “ka qenë e mahnitshme”.
Ishte e pritshme që një vajzë si unë, një yll rroky si unë, do ta çonte këtë në një nivel tjetër.
Lorraine theksoi se gjatë gjithë jetë së saj ka qenë një vajzë rebele, dhe tu bërit pjesë e “OnlyFans” ishte një hap tjetër i saj për ta jetuar jetën në maksimum.
“Unë kam qenë gjithmonë një rebele. Unë jam gjithmonë plot surpriza. Dhe ky është vetëm një hap tjetër për të bërë atë që dua të bëj dhe për ta jetuar jetën në maksimum. Nëse jam me fat, kam edhe 30 vite të tjera në plan për të jetuar. Mund të flas për këtë kur të pi çaj dhe të jem 100 vjeç”.
Lewis hodhi poshtë çdo kritikë që ajo kishte marrë për këtë veprim të guximshëm, duke e quajtur epokën e saj të OnlyFans ‘ një fazë tjetër e jetës sime’.
“Unë po e zotëroj atë. Po e përqafoj. Unë kam në kontroll çdo gjë që dua ta bëj, dhe po argëtohem shumë”, u shpreh ajo.