Ballina Lifestyle Aktori i “Harry Potter” përlot publikun në BAFTA, i kushton fjalim gruas...

Aktori i “Harry Potter” përlot publikun në BAFTA, i kushton fjalim gruas së tij të ndjerë

57
0

Aktori Warwick Davis, i njohur për rolin e tij si profesor Flitwick në filmat e Harry Potter, mori një çmim nderi BAFTA në ceremoninë e këtij viti.

Gjatë fjalimit, ai ia kushtoi një pjesë të madhe të kohës gruas së tij të ndjerë, Samanthas, e cila u nda nga jeta gati një vit më parë.

Emocionet ishin të forta dhe në një moment ai nuk i mbajti dot lotët.

“Dua t’ia dedikoj këtë çmim bashkëshortes sime Samantha. Më mungon çdo ditë dhe ajo ka qenë mbështetja ime më e madhe gjatë gjithë karrierës sime. Ajo gjithmonë më ka inkurajuar të eci përpara dhe të përqafoj çdo mundësi që më del”, tha Davis.

Teksa fliste, ylli i famshëm nuk mund ta fshihte trishtimin dhe t’i mbante dot lotët.

Warwick dhe Samantha u takuan gjatë xhirimeve të filmit “Willow” në vitin 1988 dhe tre vjet më vonë ata u martuan.

Ata kaluan 33 vite së bashku, deri në vdekjen e saj të papritur më 24 mars të vitit të kaluar. Në një deklaratë që bëri në atë kohë, tha se kishte humbur “personin e tij më të dashur”.

“Vdekja e saj ka lënë një boshllëk të madh në jetën tonë. Më mungojnë përqafimet e saj, e qeshura dhe aftësia e saj e pabesueshme për të parë gjithmonë anën e diellit të jetës”, tha aktori.