Ballina Kosovë Osmani nderon me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave” ish-Presidentin, Bamir Topi

Osmani nderon me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave” ish-Presidentin, Bamir Topi

62
0

Me rastin e 17-vjetorit të ditës së Pavarësisë së Kosovës, u organizua në Prishtinë ceremonia e dekorimeve presidenciale të meritave, e organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë kuadër, u nderua me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave” ish-presidenti i Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi, me motivacionin “Për kontributin e jashtëzakonshëm si President i Republikës së Shqipërisë në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe përkushtimin e tij në kultivimin e frymës përbashkuese“.

Në fjalën e tij, Bamir Topi, pasi falënderoi presidenten Osmani për dekorimin, kujtoi ditën kur Presidenti Bush përcaktoi nevojën e përmbylljes së Pavarësisë së Kosovës dhe të gjithë procesin e pavarësimit, ku ishte personalisht bashkudhëtar politik e institucional si President i Shqipërisë.

Nevoja e bashkërendimit politik mes shqiptarëve dhe miqve ndërkombëtarë, është domosdoshmëri për konsolidimin e institucioneve dhe integrimin euro-atlantik të shtetit të Kosovës, theksoi Topi në fjalën e tij.