Ballina Politika Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut Elbasan Ali Mysliu, ja kush u...

Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut Elbasan Ali Mysliu, ja kush u emërua në vend të tij

94
0

Këshilli i Ministrave ka liruar Ali Mysliun nga detyra si prefekt i Qarkut të Elbasanit dhe në vend të tij është emëruar ish-zv.ministri i Energjisë Ilir Bejtja. Ilir Bejtja, që tashmë do të jetë prefekt i Qarkut Elbasan, së fundmi është paraqitur dy ditë radhazi në SPAK (10 dhe 11 shkurt).

Ai është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm, por ende nuk dihet për çfarë. Bejtja është shkarkuar nga detyra e zv.ministrit të Energjisë më 28 Shtator 2023, me një vendim qeverie, ndërsa ka qenë edhe ish-deputet i Partisë Socialiste.

Vendimi:

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.