Ballina Kronika Plagosje me armë zjarri në Kukës, i lënduari dërgohet me urgjencë në...

Plagosje me armë zjarri në Kukës, i lënduari dërgohet me urgjencë në spital

80
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Kukës, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacionit paraprak, ka dyshime për një person të plagosur, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Prizrenit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bicaj të Kukësit, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta.