Ballina Aktualitet Situata e meningjitit në Durrës, prindërit rikthejnë fëmijët në shkollë pas një...

Situata e meningjitit në Durrës, prindërit rikthejnë fëmijët në shkollë pas një jave mungesë. Bashkia hesht, Sako e ka hallin te “daja” SPAK

82
0

Nxënësit në shkollat 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” dhe “Eftali Koçi” në Durrës, ku disa ditë më parë u konstatua një rast me meningjit, janë rikthyer në shkolla dhe situata po normalizohet. Megjithatë, disa prindër ende shprehen skeptikë për sigurinë e fëmijëve të tyre.

Disa prindër shprehen se i besojnë informacionit të dhënë nga mësuesit dhe institucioneve shëndetësore. Ata thonë se janë të sigurt pasi kanë marrë garanci se nuk ka arsye për panik. “Tani nuk mund t’i lëmë fëmijët pa mësim. Ata kanë qenë dy-tre ditë pa shkuar, por tani janë rikthyer të gjithë. Mësuesja na tha se çdo gjë është në rregull,” shprehet një tjetër prind.

Sidoqoftë, është shqetësuese që, sipas prindërve, shkolla ku zhvillohen mësimet me turne për nxënësit e këtyre dy shkollave nuk është dezinfektuar ende. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Durrës nuk ka pranuar të japë një deklaratë për mediat.

Më 9 shkurt, një nxënës i shkollës “Kushtrimi i Lirisë” u prek nga meningjiti bakterial akut, por ai tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, më 15 dhjetor 2024, humbi jetën Noela Caka, një maturante në shkollën “Leonik Tomeo”, e cila ishte prekur nga meningjiti.

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini, deklaroi disa ditë më parë se Shqipëria është në një fazë të rasteve sporadike të meningjitit dhe ka rekomanduar që vaksina e Meningokokut të futet në kalendarin e vaksinave, megjithatë ndërhyrja do të varet nga incidenca e rasteve.

E cuditëshme që kjo situate zvarritet keshtu në Durrës, kur gjerat janë të shprehur qartë ligjerisht, ndërsa institucionet heshtin duke krijuar me të drejte panik te qytetaret, po sidomos prinderit e femijeve. Ndersa prinderit kanë besim, perse bashkia Durres nuk e justifikon këtë gjë duke qenë pergjegjese dhe nuk behet dizifektimi shkollës. Ligji shprehet qarte se Infermierja e shkollës konstaton nëse ka raste të tjera në shkollë dhe drejtoria merret me higjienën. ZVA japin urdhër për mbylljen e shkollës. Kaq kanë vepruar në raste të tilla.

Drejtoria e shkollës mbulohet nga Bashkia për bazën materiale të higjienës dhe ia komunikon bashkisë rastin. Janë ata pastaj që duhet të dizifektojnë shkollën. Shkollat si qendër komunitare kane DRAP-ZVA-BASHKIA në komunikim me njera tjetren.

Po ashtu thuhet se rastin e verifkuar nga infermierja shkolles e çojnë te epidemiologu i tyre direkte dhe ata lidhen me Bashkinë për dezinfektimi e shkollës.

Kjo gje nuk ka ndodhur dhe ndoshta të tjera halle ka Sako, persa kohe i kane arrestuar Veliajn dhe si drejtuese politike për Durresin,  pas pesë shkarkimesh ka gati listen me të tjerë emra. Halli nuk është te femijet në keto momente, halli është te “daja” SPAK.