Ballina Politika “Sherifi” i demokracisë? Berisha pozon me kapelen e kaubojsëve

“Sherifi” i demokracisë? Berisha pozon me kapelen e kaubojsëve

103
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shfaqur krejt ndryshe në zyrën e tij. Ai ka pozuar me një kapele kaubojsi, që e ka marrë dhuratë nga një shqiptaro-amerikan nga Teksasi Lodovik Tetaj.

Aktivistët që vizituan Sali Berisha mbrojnë kauzat konservatore dhe jane mbështetës të Partisë Republikane dhe Presidentit Donald Trump.

Lodovik Tetaj, i ka dhuruar Berishës një kapele kaubojsësh, tipike të shtetit të Teksasit, dhe më gjerë, të jugperëndimit amerikan.

Kapelja e famshme e fermerit amerikan u bë ikonike në filmat e Hollivudit, reklamat e Marlboros dhe nga presidenti amerikan Ronald Reagan, i cili shpesh shihej me një aksesor të tillë në kokë.