Ballina Aktualitet Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

108
0

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë se “po çohet përpara politike e jashtme, ku Amerika është e para”.

“Ky ishte muaji i parë i Administratës Trump. Presidenti Donald J. Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio po japin rezultate dhe po çojnë përpara një politikë të jashtme ku Amerika është e Para, e cila synon ta bëjë vendin tonë më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë. Dhe ne sapo kemi filluar”, shkruan ambasada.

Vetë Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio thotë në postimin e tij në Instagram, se “kur mori detyrën, presidenti Trump deklaroi se politika e jashtme e SHBA-së do të ishte “Amerika e para”.

“Vetëm 30 ditë nën drejtimin e presidentit Trump, ne kemi parë përparim të rëndësishëm në disa nga sfidat më të ngutshme me të cilat përballemi në mbarë botën. Ky është vetëm fillimi. Interesi kryesor kombëtar i Amerikës do të vazhdojë të udhëheqë misionin tonë dhe politikën e jashtme amerikane. Ne nuk do të ndalemi në përpjekjet tona për ta bërë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë’, shkruan në rrjetin social Instagram, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.