Ballina Sport Tottenham kthehet me tre pikë domethënëse

Tottenham kthehet me tre pikë domethënëse

35
0

Skuadra e Tottenhamit e fut edhe më shumë në krizë skuadrën e Ipswich-it.

Spursat shënuan fitore në udhëtim, me rezultat 4:1 ndaj Ipswich-it, në takimin e javës së 26-të të Premier League.

Golat për udhëtuesit i realizuan Johnson (18′ e 26′), Spence (77′) e Kulusevski (84′) dhe për Ipswich shënoi Hutchinson (36′).

Tottenham përforcon vendin e 12-të me 33 pikë e Ipswich është në pozitën e 18-të me 17 sosh.