Ballina Kosovë Hashim Thaçi arrin fitoren e parë në Gjykatën Speciale në Hagë

Hashim Thaçi arrin fitoren e parë në Gjykatën Speciale në Hagë

84
0
Former Kosovo President Hashim Thaci attends his war crimes trial in The Hague, Netherlands April 3, 2023. Koen van Weel/Pool via REUTERS

Gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë vendosur që të mos imponojnë masa të reja kufizuese në lidhje me vizitat private të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit,

Në një vendim të datës 9 shkurt 2024, Gjykata njofton lejimin e vendimeve, por me paralajmërimin që Thaçi dhe Selimi të mos japin informacione konfidenciale gjatë takimeve.

Vendimi thekson se Sekretariati i Gjykatës do të bëjë të qartë për vizitorët në qendrat e paraburgimit se ata duhet të rrinë larg nga çdo diskutim ose pjesëmarrje në biseda që përfshijnë informacione konfidenciale.

Vendimi u kërkon avokatëve të të pandehurve që t’i rikujtojnë anëtarët e stafit të tyre rreth detyrimeve që rrjedhin nga qasja në informacionin konfidencial.

Paneli gjyqësor ka argumentuar se, përkundër kërkesave për monitorim të shtuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për vizitat private të Thaçi dhe Selimi, nuk ka gjetur prova të mjaftueshme që tregojnë se këto takime janë abuzuar për çështje jashtë ligjit. Disa muaj më parë gjykata vendosi ndalimin e takimeve për shkak të dyshimeve për nxjerrje të identiteti të dëshmitarëve.

Aktakuza kundër Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u konfirmua fillimisht më 26 tetor 2020, duke i lënë ata në pritje të vazhdimit të proceseve gjyqësore që kanë të bëjnë me periudhën e konfliktit në Kosovë.