Ballina Bota “Ne jemi ligji federal”, Trump përplaset me guvernatoren demokrate për atletët transgjinorë

“Ne jemi ligji federal”, Trump përplaset me guvernatoren demokrate për atletët transgjinorë

72
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka pasur një përplasje verbale me guvernatoren demokrate të Maine, Janet Mills, gjatë një mbledhjeje në Shtëpinë e Bardhë, ku tema e diskutimit ishte ndalimi i fondeve për atletët transgjinorë që marrin pjesë në sportet e vajzave dhe grave.

Trump iu drejtua guvernatorëve të të gjitha partive, duke theksuar ligjin që ai ka firmosur, i cili ndalon pjesëmarrjen e transgjinorëve në sporte. Në këtë moment, guvernatorja e Maine kundërshtoi, duke deklaruar se shteti i saj nuk ishte dakord me këtë politikë.

Trump pyeti, “A është Maine këtu, guvernatorja e Maine?”, dhe kur Janet Mills u përgjigj “Unë jam këtu”, ai e sfidoi, “A nuk do ta respektoni këtë?”

Guvernatorja e Maine iu përgjigj duke thënë, “Unë jam në përputhje me ligjet shtetërore dhe federale,” ndërsa Trump insistoi, “Ne jemi ligji federal.”

Trump kërcënoi se shteti i Maine mund të humbasë fonde federale nëse nuk respekton ligjin, duke shtuar se, pavarësisht se Maine ishte një shtet demokratik, banorët e saj ishin kryesisht të një mendimi për këtë çështje.

Mills reagoi duke thënë, “Ne do të ndjekim ligjin.”

Trump kundërshtoi sërish, “Më mirë të bindeni. Përndryshe, ju nuk do merrni asnjë fond federal.”

Mills iu përgjigj, “Do të shihemi në gjykatë,” ndërsa Trump tha, “Mirë, do të shihemi në gjykatë. Kjo duhet të jetë shumë e lehtë. Dhe shijoni jetën tuaj guvernatore, sepse nuk mendoj se do të jeni në politikën e zgjedhur. Pra, ne nuk do t’u japim atyre ndonjë fond federal. Asgjë, derisa ta pastrojnë këtë.”