Ballina Aktualitet Parashikimi i motit për sot, e diel, 23 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, e diel, 23 shkurt 2025

39
0

Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin, ku  më të dukshme do të jenë në zonat malore të Shqipërisë.

Parashikohet që vranësirat të shtohen vonë në mbrëmje duke sjellë reshje shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C maksimalja në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 1 ballë.