Ballina Politika Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë në Shqipëri,...

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë në Shqipëri, Rama tregon detajet e vizitës

48
0

Kryeministri Edi Rama, njofton me entuziazëm një vizitë zyrtare që do të ndodhë sot (e diel), pasi për herë të parë, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, do të zbresë në Shqipëri.

Rama thekson se ky është një moment shumë special, pasi sheiku bin Zayed është një mik i vjetër i shqiptarëve dhe një figurë shumë e dashur për të.

Kryeministri  thotë se marrëdhëniet e ngushta miqësore mes dy vendeve dhe shpreh entuziazmin për këtë vizitë, e cila pritet të forcojë më tej lidhjet mes vendeve.

“Për herë të parë zbret në Shqipëri si president i Emirateve të Bashkuara, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mik i vjetër i shqiptarëve dhe shumë i dashur i imi personalisht. Ai ka zbritur në Shqipëri më parë ’99, mbi pistën e Aeroportit të Kukësit, që u shtrua nga i ati, themeluesi i Emirateve të Bashkuara në mbështetje të vëllezërve dhe motrave të shpërngulur me dhunë nga Kosova.

Asokohe ata sollën ndihma shumë të mëdha, në atë pistë të shtruar enkas. Presidenti që na nderon me vizitën e tij, erdhi në këmbë të të atit. Vizita e presidentit të Emirateve dhe një nga udhëheqësit më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur shumë të rëndësishëm kilometrik në rrugën e të një miqësie dhe partneriteti që është forcuar shumë në vitet e fundit”, thotë Rama.