Ballina Kronika PORTI DURRES/ Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar i dënuar...

PORTI DURRES/ Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar i dënuar me mbi 14 vjet burg për 5 vepra penale

78
0

Policia Kufitare intensifikon kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe kapjen e personave në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Five Charges”.

Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar i dënuar me mbi 14 vjet burg për 5 vepra penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit bazuar në informacionet e marra se një shtetas në kërkim do futej në Portin e Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërm të tij , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Five Charges”.

Si rezultat i forcimit të kontrolleve të ushtruara në hyrje – dalje në PKK Port Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Five Charges”, nga shërbimet e Stacionit te Policisë Kufitare Porti Durrës në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, u kap dhe y arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi Pllum Daci, 52 vjeç, banues ne Kamëz, Tirane .

Arrestimi i këtij shtetasi u be pasi ishte person i shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali me date 24.07.2024.

Gjykata e Napolit/Itali e ka dënuar ketë shtetas me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për te kryer 13 vjet e 9 muaj burg) për veprat penale “Tentativë vrasje” ” Grabitje” ” Kanosje” ” Vjedhje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.